Home I pakategorizuar Votohen brenda kësaj jave njerëzit që do të bëjnë vettingun

Votohen brenda kësaj jave njerëzit që do të bëjnë vettingun

Kanë përfunduar në komisionet parlamentare seancat dëgjimore me kandidatët për të bërë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, proces ky që nis zyrtarisht zbatimin e reformës në drejtësi.

Tashmë mbetet votimi i këtyre njerëzve që do të bëjnë vettingun. Ishin 61 kandidatë për të qenë komisionerë publikë dhe anëtarë të komisionit të posaçëm të kualifikimit.

Votimi i tyre pritet të bëhet brenda kësaj jave. Procesi i vettingut u zhbllokua pas marrëveshjes Rama-Basha.

Share: