Home KRYESORE Raporti i BE për drogën, vjen reagimi i ministrit Demiraj

Raporti i BE për drogën, vjen reagimi i ministrit Demiraj

Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj u shpreh thellësisht i angazhuar për ta nxjerrë Shqipërinë nga harta e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Kjo deklaratë vjen pas publikimit të Qendrës Europiane të Monitorimit të Drogave dhe Varësisë nga Droga, që përmendëte Shqipërinë në veçanti për rritjen e kultivimit të kanabisit dhe trafikimit të narkotikëve në Europë.

“Kjo luftë do të shtrihet që nga kontrolli tërësor i territorit të Republikës së Shqipërisë deri tek shkatërrimi i grupeve kriminale që merren me trafikimin e lëndëve narkotike dhe të implikuarve nga radhët e punonjësve të Policise. Demiraj përgëzon punën goditëse të Policisë së Shtetit në parandalimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike dhe garanton mbështetje plotë të të gjitha strukturave për zbatimin e Planit të Veprimit kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit 2017–2020″- thuhet në deklaraten e minsitrit Demiraj.

Demiraj ka filluar një komunikim intensiv jo vetëm me drejtuesit e Policisë, por edhe me drejtuesit e agjencive të tjera, si Drejtorin e Shërbimit Informativ, Prokurorin e Përgjithshëm dhe Prokurorin e Krimeve të Rënda, për të pasur një reagim më të koordinuar për një luftë pa kompromis ndaj këtij fenomeni. /LAPSI.AL/

Share: