Kryeministri Edi Rama ka komentuar ne Top Story te Top Channel sjelljen e Ilir Metës që megjithëse si President i zgjedhur u angazhua fuqimisht në fushatë elektorale.
“I bëra një thirrje që të kthehej në rrugën e arsyes. Kemi një president të zgjedhur. Tani kemi një president të qartë nga radhët e opozitës. Nuk merrem me ça u fol dhe ça su fol. Këtu kemi çështje të shtetit dhe jo të personave. Pavarësisht nga sjellja zhgënjyese e Presidentit të zgjedhur institucionet janë të parat ndaj unë shpresoj që ai do të jetë në lartësinë që kërkon detyra. Nuk e kam vënë ndonjëherë në dyshim që do të mungoj në seancën e betimit të Ilir Metës si president”.