Johannes Hahn deklaroi se perspektiva e Bashkimit Europian është që të transformojë Ballkanin. Për Hahn, kryesore është që të rinjtë të mos i braktisin vendet e tyre.
Duke folur në samitin e liderëve të gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor, i cili mbahet në kuadër të procesit të Berlinit, Hahn tha se kjo do të ulte tensionet nga e kaluara.
Mes të tjerash ai shtoi se detyrë e politikës është që të sigurojë kornizën, derisa përgjegjësia për lidhje ekonomike i takon komunitetit të biznesit.