Pas publikimit të listës së zezë Edi Rama është prfshirë në një zinxhir justifikimesh naïve që nuk do ti prodhonte asnjë mendje fëmijënore. Sipas tij rradhitja e pafajshme e këtyre emrave nuk kishte as qëllim të keq, as synime ndëshkuese. Ajo ishte thjeshtë një përmbledhje e akuzave që kanë bërë qytetarët
“Lista është nga komentet e njerëzve, as për të nxjerrë të këqijtë, as për t’i dënuar, as për ndëshkime administrative, fare. Ajo është përmbledhje e emrave që janë përmendur nga njerëzit që kanë komentuar, aty janë njerëz realë, ka nga ata që fshihen pas profileve, por mekanizmi që do ndërtojmë nuk do jetë ky. Kush do ngrejë problem do jetë me identitetin e vet dhe me gjithçka të faktuar e që do të mbajë përgjegjësi për këtë”- tha Rama. Sipas tij, kazani mediatik do ziejë si kurrë më parë e bashkë me këtë edhe kazani politik sipas tij.
“O c’do bëjnë, kazani do thotë erdhi diktatura, u kthye Enver Hoxha, do i dëgjoni të gjitha, do jetë luftë e këtë luftë jemi gati ta bëjmë se për këtë e morëm mandatin”- tha Rama.
Rama ka të drejtë po kjo nuk është shenjë se ka ardhur diktatura, apo se ka rilindur Enveri. Por po aq sa është e vërtetë kjo, po aq është edhe absurd komenti i Ramës se këto emra i ka nxjerrëe nga reagimet e komentuesve në Facebook. Sepse po të përdorej e njëjta metodë për atë vetë, nga “mediat e kazanit” kërkimi nuk do të jepte përfundime shumë elegante. Po të shohësh çfarë shkruajë komentuesit për kryeministrin, i bie të vësh duart në kokë. “Hajdut”, “I korruptuar” “drogaxhi”, “trafikant”, “pederast”, “ke akuzuar Kristaqin si babain e djalit tënd”, “ke dhunuar gratë”, “psikopat”, “kryekriminel”, “piktor mediokër”, “basketbollist i dështuar”, “Zhigolo në Paris”, “I ke marrë gruan shokut”, i ke bërë shokë burrat e grave të tua”, “Mark Rama”, “Preng Rama”, “Tomë Rama”, “Elvis Rama”, “Shullaz Rama”.
A mundet gjithkush ta botojë këtë listë dhe të përdor të njëtin argument fëmijënor se i gjeta mes komenteve të komentuesve? Edhe tifiozi më i madh i Rilindjes do ta quante “politikë kazani”. Këtë standart po vendos Edi Rama. (Lapsi.al)