Home KRYESORE Sarkazma e Dylgjerit: Në fillim “Kutia e Zezë” pastaj “Lista e Zezë”

Sarkazma e Dylgjerit: Në fillim “Kutia e Zezë” pastaj “Lista e Zezë”

“Lista e Zezë”, “Çanta e Zezë”, “Macja e Zezë”, “Faqja e Zezë” e të tjerë të zeza janë bashkëudhëtare të frikshme të jetës tonë. Po kështu dhe ngjyra e zezë. Kjo ështe ngjyra që e lidhin me tersin, me djallin, me maskarenjtë (p.sh. kaubojsi me kapele të zezë pothuajse gjithmonë ka qenë personazh negativ). Kjo është ngjyra e autoritetit dhe e fuqisë.

Rrobat e zeza i bëjnë njerzit të duken më të dobët. Ne shqiptare meqë ende jemi as lindje, as perëndim, të zezën e lidhim me zinë edhe për të vdekurit.

Por “Lista e Zezë” e KRYEMINISTRIT këtë herë ishte lidhur me ngjyrat e ndezura të koalicionit. Me rozën e LSI, me pigmentin blu Çamëri, dhe pothuajse hiç me violetën e Nënës Parti.

Thuhet se LSI ka pasur 20 – 25 % të pushtetit,  aq presupozohet se duhet të jenë edhe  “të zezat” e saj. Po kështu edhe çamët me përqindjet e tyre. Por jo si në Listën e Zezë! Pushtet 25 % dhe korrupsion 100 %! Kështu s’del llogaria.

Po Kutia e Zezë ku është?

Duhet gjetur Kutia e Zezë përpara se të bëhet Lista e Zezë.

Skuadra e shkrusave nuk eshte prokurori ndaj ka punuar sipas parimit: meqë e Zeza është ngjyra e maskarenjve, ta bëjmë Listën e Zezë dhe të mbajmë faqen e bardhë!/Ylli Dylgjeri

Share: