Analisti Fatos Lubonja shprehet se nëse Lulzim Basha vazhdon me të njëjtën mënyrë të të bërit opozitë, nuk ka asnjë shans të rikthehet në pushtet.
“Në PD nuk ka dialog e reflektim ku të gjithë marrin të përgjegjësi dhe të diskutojnë për të ardhmen. Kjo do të ishte më e rëndësishme se sa krijimi i një lideri autoritar në PD. Duhet një dialog i sinqertë me njëri-tjetrin për të ecur përpara, por rreziku është i madh që të mos kemi opozitën që kërkojmë të kemi. Insistoj që gjëja më e mirë është të krijohet një vizion. Deri tani PD ka punuar për oligarkët, prandaj s’ka kredibilitet. Nëse Basha vazhdon me këtë mënyrë të vjetër, nuk ka asnjë shans” – tha Lubonja në një intervistë për News24.