Home KRYESORE Topalli: Basha më keq se Enveri, i shkova në zyrë për…

Topalli: Basha më keq se Enveri, i shkova në zyrë për…

Ish-nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli tha se Basha nuk vendosi ta fuste atë në listë pasi ajo kishte javë që i shkonte në zyrë dhe i kërkonte mbledhjen e strukturave të PD-së.

Duke folur në një intervistë për emisionin “Debat në Channel One”, Topalli tha me ironi se ajo mund të ishte në listë nëse do t’u buzëqeshte familjarëve të Bashës.

“Unë i kam shkuar në zyrë tre javë para zgjedhjeve dhe i kam kërkuar që të mblidhen strukturat e partisë. Ai s’bëri asnjë gjë. Edhe Enver Hoxha i mblidhte formalisht byrotë. Gjithsesi unë e dija që po t’u buzëqeshja familjarëve të Bashës do isha në listë. Por këtë se bëj dot”, – tha Topalli.

Sipas saj, këta njerëz janë të njëjtë me ata që nxjerrin partinë mbi Shqipërinë. Topalli tha gjithashtu se në PD nuk ka garë të vërtetë por është një garë e rreme.

“Unë ndjej neveri për atë grup që mbështet Bashën. Ata janë njësoj me ata që nxjerrin partinë mbi Shqipërinë. Në PD nuk ka garë. Selami nuk është kandidat i vërtetë”, – tha Topalli./lapsi.al/

Share: