Home KRYESORE Lubonja: Ja gabimi që po bën Lulzim Basha

Lubonja: Ja gabimi që po bën Lulzim Basha

Analisti Fatos Lubonja shprehet se nëse Lulzim Basha vazhdon me të njëjtën mënyrë të të bërit opozitë, nuk ka asnjë shans të rikthehet në pushtet.

“Në PD nuk ka dialog e reflektim ku të gjithë marrin të përgjegjësi dhe të diskutojnë për të ardhmen. Kjo do të ishte më e rëndësishme se sa krijimi i një lideri autoritar në PD. Duhet një dialog i sinqertë me njëri-tjetrin për të ecur përpara, por rreziku është i madh që të mos kemi opozitën që kërkojmë të kemi. Insistoj që gjëja më e mirë është të krijohet një vizion. Deri tani PD ka punuar për oligarkët, prandaj s’ka kredibilitet. Nëse Basha vazhdon me këtë mënyrë të vjetër, nuk ka asnjë shans” – tha Lubonja në një intervistë për News24.

Share: