Home KRYESORE Ndërron jetë në skenë gjatë koncertit, këngëtarja e njohur franceze

Ndërron jetë në skenë gjatë koncertit, këngëtarja e njohur franceze

Një nga këngëtaret e njohura në Francë, Barbara Weldens ka humbur ndjenjat dhe ka ndërruar jetë në skenën e festivalit po ku këndonte.

Shkaku i vdekjes është i panjohur ende, por mjekët dyshojnë paraprakisht se ka pësuar një atak kardiak.35-vjeçarja po performonte në një fshat të vogël të quajtur Goudron në juglindje të Francës, kur pësoi dhe komplikacionin që i mori jetën.Këngëtarja kishte nxjerrë albumin e parë këtë vit dhe cilësohej si nga talentet e reja të muzikës pasi ka fituar edhe një çmim në këtë kategori.

Policia ndërkohë ka nisur një hetim për të zbuluar të plotë rrethanat e vdekjes, ndërsa informacionet për mediat franceze janë të kufizuara. /360grade.al/

Share: