Home KRYESORE NGA KARTA E ADRIATIKUT, TEK ESKTRADIMI I MORINES

NGA KARTA E ADRIATIKUT, TEK ESKTRADIMI I MORINES

Nga Dritan Kaba

Korret, “Vrite, vrite shqiptarin, qe kroati te ngelet pa vella “, u zevendesuan me : Puthu, puthu me Vucicin, te krijojme Jugoslavine e Re.

Po e ekstradojne kroatet ballist Morinen si pergjigje per Ramen dhe dashurine e tij me Vucic? Kjo eshte pyetja qe duhet te shtrohet sot.

Sa t’i kerkoje Kryeministri Rama, kroateve mosekstradimin, pas vendimit te gjykates, gje qe ne ate vend eshte e pamundur te ndodhe. Ai duhet t’i kerkonte dialoguesit te tij per krijimin e Jugosllavise se Re, heqjen e mandatit te arrestit nderkombetar. Kjo do ishte me e thjeshte.

Kroacia nuk luan me mandat arrestet nderkombetare si gjykatat tona, me porosite e liderit suprem.

Kroatet njihen si mbeshtetes te kombit shqiptar, kudo qe ai jeton ne Ballkan.

Por mbeshtetja qe i ka dhene kryeministri yne i dashur dhe i nderuar, krijimit te Jugosllavise se Re me lider Serbine, eshte nje rrezik i madh per vete Kroacine, ne kufijte e saj.

Kjo amalgame qe krijon nje potencial shume te madh dhe te rendesishem ekonomik dhe politik per rivalet shekullore te kroateve, nuk mund te sjelle gje tjeter vec kete menyre sjelljeje.
Te mos leme edhe dicka jashte kesaj.

Kryeministri Rama ka takuar me dhjetra here Vucicin, ndersa, kerkova ne Google, e vetmja vizite e Rames ne Kroaci daton para shtatorit 2013 dhe jo si kryeminister.

Kjo shmangie, e qellimshme e marredhenieve dypaleshe sic duket eshte zevendesuar me marredheniet me Vllahutin.

Interesat strategjike te kombit shqiptar jane zevendesuar nga “deshirat” e liderit suprem.
Kryeministri yne ka anashkaluar, sic duket me qellim, marredheniet me Kroacine, te nje rendesie te vecante dhe shume te kruciale ne Ballkan, me ato me Serbine.

Dua te theksoj ketu edhe nje fakt sinjifikativ. Korret e tifozave serbe ne ndeshjen e “dronit ” , Serbi – Shqiperi, ushetonin me thirrjet: Vrite, vrite shqiptarin, qe kroati te ngeli pa vella.
Te mos harrojme qe rendesine strategjike te ketyre marrdhenieve e kane bekuat dhe SHBA me nenshkrimin e marrveshjes Se Kartes se Adriatikut, e cila ishte edhe paradhoma per te dy vendet tona per hyrjen ne NATO.

Duhet permendur ketu edhe vizita e sekretarit amerikan te Shtetit ne Shqiperi, Colin Pawell me rastin e nenshkrimit te kesaj marrveshjeje, mes kryeministrave te tre vendeve, Shqiperi, Maqedoni dhe Kroaci.

Gjithashtu ftesa per ne NATO iu be te tre vendeve te Kartes se Adriatikut, por Maqedonia nuk u anetaresua si pasoje e vetos greke, per shkak te emrit.

Keshtu, nuk ka asgje per tu cuditur nga reagimi kroat.

Kryeministri yne i ka zbehur dhe i ka ftohur me logjike te ftohte politike marrdheniet me Kroacine ne sherbim te paster e hapur per krijimin e Jugosllavise se Re.

Asgje nuk eshte e rastesishme, cdo veprim ka kostot e tij.

Ate e vuajne shqiptaret.

Share: