Home KRYESORE PD: Ish kongresmeni amerikan i shitur te Rama

PD: Ish kongresmeni amerikan i shitur te Rama

Partia Demokratike ka reaguar ashpër lidhur me deklaratën e ish kongresmenit shqiptaro-amerikan Joe Dio Guadri, ku ky i fundit vlerëson fitoren e Edi Ramës në zgjedhje dhe shprehet se “thuhet që ish kreu i qeverisë shqiptare (Sali Berisha) bashkë me djalin dhe vajzën janë bërë milionerë”.

Deklaratë e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ina Zhupa

Kur një ish-kongresmen është në shitje

Një ish-kongresmen është shfaqur sot haptazi si lobisti më i ri i Edi Ramës. Nga mungesa e skrupujve, duket se është paguar mirë.

Ky ish-kongresmen, teksa flet për Shqipërinë, nuk përmend në asnjë fjalë drogën, krimin, korrupsionin dhe shitblerjen masive të votave, fakte që i di e gjithë bota.

Pse nuk i përmend?

Shumë e thjeshtë. Se është në shitje, dhe është blerë pikërisht nga këto para të piseta, sic janë blerë jo pak lobistë të tjerë nga Edi Rama, në Bruksel, Berlin e Uashington.

Kjo është skema e Edi Ramës, të blejë gojë që flasin për të jashtë, dhe të blejë varfërinë e shqiptarëve kur vjen dita e zgjedhjeve. Sa mendon se do shkojë kështu? Jo shumë larg, askush sja ka dalë të mbajë pushtetin me para droge, krimi dhe korrupsioni.

Share: