Home KRYESORE Preç Zogajt: Komisionerët e PD të përfshirë në shit-blerjen e votave

Preç Zogajt: Komisionerët e PD të përfshirë në shit-blerjen e votave

Preç Zogaj ngriti dyshime të forta për rolin që kanë pasur komisionerët e PD-së në shit-blerjen e votave.

Zogaj është shprehur se edhe komisionarë te opozitës janë kompromentuar dhe kanë pasur rolin e tyre në shit-blerjen e votës.

“Marrëveshja Rama-Basha ka dështuar për shitblerjen e votës dhe për dhunën. Komisionerë të blerë që mund të jenë dhe të opozitës apo dhe të Partisë Demokratike, kanë ndihmuar në blerjen e votës apo dhe te sekuestrimi i kartave”,- tha Zogaj në “Debati”.

Garuesi për deputet në qarkun e Lezhës tha se ishte në gjendje të provonte edhe me emra ekzistencën e këtij fenomeni.

“Ben Blushi me zbulimet e veta po akuzon Partinë Socialiste, dhe komisionerë të opozitës, pasi janë kompromentuar. Pa dyshim Edi Rama dhe Ilir Meta që kanë lejuar blerjen e votës kanë përgjegjësi të madhe. Unë në çdo komision që do të ngrihet do t’i jap me emra dhe do të provoj që janë blerë votat”, tha Zogaj./lapsi.al

Share: