Home KRYESORE Selami: Posti që do t’i jap Bashës kur të bëhem kryetar i...

Selami: Posti që do t’i jap Bashës kur të bëhem kryetar i PD

Kandidati për kreun e PD, Eduart Selami tha në #DritaremeRudinën se grupi parlamentar deri tani ka qenë formal dhe nuk diskutoheshin çështjet.

Selami tha se kur të bëhet kryetar i PD, do të sugjerojë që Basha të bëhet kryetar i grupit parlamentar.

“Me shumë krenari do të përfaqësoj ngjyrat e PD. Kur të jem kryetar, nuk do të vij si Basha me një letër në dorë. Mbledhja e grupit ishte caktuar në një orar dhe vazhdonte shtyrja e orarit për 1 ore, ndërkohë që kamerat ishin aty.

Lexohej një deklaratë dhe më pas shpërndaheshin të gjithë. Iknin kamerat, iknin edhe anëtarët. Por kur të jem unë do t’i bëj gjërat ndryshe. Unë vetë kur të bëhem kryetar i PD, do të sugjeroj që Basha të bëhet kryetar i grupit parlamentar i PD, por skam për ta emëruar se nuk e kam këtë kompetencë”, tha Selami./dritare.net

Share: