Home KRYESORE Shpërthen Berisha, thirrje qytetarëve për mosbindje civile…

Shpërthen Berisha, thirrje qytetarëve për mosbindje civile…

Ish kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer para pak minutash me akuza të forta kundër kryeministrit Edi Rama. Sipas Berishës, qeveria po sulmon ashpër demokratët në të gjithë vendin për shkak të bindjeve të tyre, duke publikuar denoncimin e qytetarit dixhital.

Gjithashtu Berisha ka bërë thirrje edhe për mosbindje civile ndaj kësaj qeverie.

Statusi i plotë:

Ndal terrorit te mafies se zeze ndaj demokrateve!

Te dashur miq, nje vale terrori e papare ka shperthyer keto dite nga mafia e zeze e pushtetit ndaj demokrateve ne mbare vendin. Mafia e Norieges ben gjithçka, po perdor te gjitha format e presioneve antiligjore qe te largoje masivisht nga Shqiperia demokratet me familjet dhe bizneset e tyre.

Ky eshte rregjimi me i rrezikshem ne historine e vendit pas diktatures hoxhiste. Keni te bejme me nje klike e ndeshkuar, te mallkuar, te perçmuar nga 80% e shqiptareve.

Ne keto kushte tejet te renda, ftoj qytetaret te mos largohen nga Shqiperia por te organizohemi me te gjitha format e mosbindjes civile paqesore kunder saj.

Lexoni çfare shkruan biznesmeni demokrat dixhital! sb

“mirdita doktor berisha jam Sajmiri nga tirana kam nje biznes te mesem jam i djathte me bindje kam qen i persekutuar ne nje zon le kufitare ne perrenjas kurdohere kam votuar pd me i zhgynjyer se ket her as me 97 skam qen. ti mund ta kesh ket jnformacion po ta jap prap ka filluar geniocid kundra demokrateve e para jashte tirane ka per mbi 2 vjet qe ste mban njeri ne pun po sje i majte neper bizneset private shteti dihet tani ket jave kan filluar represjonet neper tiran sguxon njeri me fol per opozite. me mua sot esht hera e dyt qe me thon ik mos rri me shiti dhe ik me eshte neverit puna kam investuar gjakun e 27 vjeteve kam punuar 16 ore ne dite dilni flisni zoti berisha ku duhet te kemi shpres hera e par ne jet en time po e mendoj te iki genocidi ka filluar me bitin 1990 kishte shpres do beheshe me 2017 pas zgjedhjeve sme ka then njeri do rri ketu strategji zoti berisha fidel kastro e ka ber keshtu.”

Share: