Home KRYESORE Ujërat e zeza në Ksamil, kreu i bashkisë: Projekti përgjegjësi e BE

Ujërat e zeza në Ksamil, kreu i bashkisë: Projekti përgjegjësi e BE

Situata pas shpërthimit të ujërave të zeza në plazhin e Ksamilit duket sikur është normalizuar tashmë dhe për këtë është dashur angazhimi i Ushtrisë.

Per fat te mire, pushuesit janë rikthyer në plazh, ndërkohë që kanali, i hapur një ditë më parë për të riparuar defektin, është mbyllur, ndërsa punëtorët e firmës që kanë kryer punimet kanë bërë dhe dezinfektimin e zonës përreth.

Me te drejte biznemenë të zonës shprehen se kanë pësuar dëme të shumta nga ngjarja dhe vetë kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka, duke u kërkuar ndjesë të dëmtuarve nga kjo situatë, shprehet se kontrata me firmën ndërtuese është bërë nga Delegacioni i Bashkimit Europian, që është edhe financuesi i këtij projekti, me vlerë 3.5 milionë euro.

Share: