Drejtoresha e COD (Njësia e Komunikimit dhe Hulumtimit) në Kryeministri, Falma Fshazi, ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni që mbante që prej vitit 2013.
Raportohet se përmes një statusi në faqen e saj në Twitter, Fshazi shkruan ndër të tjera se puna për të nuk mbaronte madje as në maternitet! Ne fakt, ajo thuhet ishte personi që shkruante dhe korrektonte një pjesë të fjalimeve të Kryeministrit edi rama.
“Ka qene një ëndërr që gati askush se besonte, një punë e pafund, pa pushim real, as në maternitet. Por duhet një pikë a presje për çdo gjë gjithsesi, e njërën nga këto e vura sot si drejtor i përgjithshëm i COD. Për çdo gjë, ju lutem vijoni me ekipin! Me shume detaje rreth nje pune historike e fantastike, dalengadale, ne kohen e duhur, gjithesesi.”, shkruan Fshazi.