Deputeti i LSI-së Përparim Spahiu ka reaguar pas vizites të ushtruar nga policia ndaj gazetës “Koha Jone” te cilen drejtuesi i kësaj gazete, Nikolle Lesi e konsideroi si “reagim inatçor i njërëzve të kryeministrit Rama pas shkrimeve kritike ndaj qeverisë dhe zyrtarëve të korruptuar të administratës ekzekutive”.
Në dijeni të saj u vu edhe këshilltari i Kryeministrit Endri Fuga, siç tregon vetë Lesi: ”Mora Endri Fugën këshilltarin për mediat të kryeministrit Rama dhe natyrisht me një ton paksa të ngritur të komunikimit, i shpjegova se jam në polici në pritje të marrjes në pyetje për “vepra penale” (!) dhe i nisa edhe një foto me Whatsapp, ku dukej fytyra e përvuajtur e një polici që thoshte se nuk na del rroga që na jep Edi Rama.”
Përparim Spahiu në një status në twitter shkruan :Nuk e besoja që modeli i vjetër, i presionit direkt mbi mediat, të ishte modeli i “socialistëve”! Mbase vërtet skemi parë gjë akoma..!!!”.