Sot pritet të shpallet qeveria e re e kryeministrit Edi Rama. Vetë kryeministri e paralajmëroi gjatë një takimi tre ditë më parë me ambasdorët në Tiranë.
Punimet e Asamblesë së Partisë Socialiste nisin sot në orën 10:00, me prezantimin e 5 raporteve të grupeve të punës, të cilat u ngritën pas zgjedhjeve të 25 qershorit.
Sipas axhendës, do të prezantohet si fillim raporti i hartuar nga grupi i punës për veprimtarinë parlamentare, duke vazhduar më pas me raportin mbi dëgjesat publike nëpër qarqe.
Pika e tretë është raporti i grupit të punës për Lehtësimin e Procedurave Burokratike dhe më pas raporti i grupit të punës për Organizimin dhe Koordinimin Elektoral të Partisë Socialiste që do të analizojë fushatën e fundit zgjedhore.
Pika e shtatë është miratimi i projektvendimit për zgjedhjet e reja në parti. Asambleja do të mbyllet me fjalën e kryetarit Edi Rama dhe bilancin politik për zgjedhjet e 25 qershorit dhe sfidat e mandatit të ri.