Home KRYESORE KSAMIL/ Ekzekutohet me armë një burrë rreth 50 vjeç!

KSAMIL/ Ekzekutohet me armë një burrë rreth 50 vjeç!

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Ksamil. Një person mbeti i vdekur nga të shtënat me armë që janë dëgjuar në të gjithë zonën përreth.

Një dëshmitar ka thëne për Lapsi.al se në fillim u dëgjuan disa krisma armësh dhe fill pas kësaj, janë dëgjuar ulërimat e një gruaje.

Burime nga policia thanë se viktima është një burrë rreth të pesëdhjetave. Postblloqe janë ngritur në zonën përreth dhe në Sarandë për të kapur autorët e krimit./lapsi.al

Share: