Home KRYESORE Leter e hapur per sportdashesit (Skenderbeu-Mllada)

Leter e hapur per sportdashesit (Skenderbeu-Mllada)

Nga Andi Permeti

Ne ditet e sotme ne Shqiperi te rradha jane kenaqesie qe te jep jeta e perditshme, pasionet jane pakesuar, teatri dhe kinemaja pavarsisht perpjekjeve jane te pakrahasueshme me vitet e tyre te arta. Njerezit dhe kryesisht te rinjte shohin si te vetmen kenaqesi kafenete te cilat pavarsisht se jane te pafundme dhe hapen pafundesisht perdite qendrojne plot e perplot nga mengjesi ne darke.

Por zymtesine e jeteses se perditshme shpeshhere e tejkalon pasioni i madh per futbollin. Nje pasion i mbushur me emocione qe ti jep jo vetem te qenit tifoz por ne pergjithesi te qenit spordashes. Treguesi me i mire i ketij pasioni te mbushur me emocion eshte Europiani 2016, ku Shqiperia mori pjese per here te pare dhe tifozeria jone beri krenar cdo shqiptar ne bote.

Sot ndodhemi vetem nje dite larg ndeshjesh Skenderbeu-Mllada, ndeshje e vlefshme per turin e trete paraeliminator te Europa League. Une personalisht kam qene tifoz i Skenderbeut qe ne moshe te vogel, mbase duke ndjekur edhe traditen familjare, e kam ndjekur Skenderbeun gjithmone kur kam jetuar ne Korce dhe sot e ndjek ne te shumten e ndeshjeve (pavarsisht se do preferoja ta ndiqja edhe me shume), por neser nuk behet fjale vetem per tifozllek, neser behet fjale per nje brand qe ka bere shqiptaret krenare ne Europe, behet fjale per te vetmen valevitje te flamurit kombetar ne arenen europiane te futbollit.

Para 20 vitesh kur fillova te ndjek futbollin Skenderbeu nuk merrte pjese ne kompeticionet europiane te futbollit. Pavarsisht se isha shume tifoz me Skenderbeun beja tifo per Vllaznine kundra Dinamo Tbilisit dhe keshtu me rradhe per cdo ekip shqiptar qe na perfaqesonte ne Europe nder vite. Vjet u gezova pa mase per kualifikim e Partizanit dhe kete vit u trishtova per eliminimin e pafat te Kukesit. Nuk eshte ceshtje tifozlleku, eshte ceshtje krenaria kombetare.

Sot, Skenderbeu eshte nje brand europian, eshte perfaqesimi me i mire dhe reklama me e mire qe mund ti behet Shqiperise. U ngrit mbi katrahuren e futbollit shqiptar duke qene ekipi i vetem qe ngriti nje strukture te mireorganizuar duke thyer corganizimin e futbollit shqiptar. Ishte i pari ekip qe vendosi rregullat elementare te kontratave disa vjecare te futbollisteve duke rregulluar tregun e lojtareve nga te cilet tashme ka fituar miliona euro dhe njekohesisht u be pararendes i ekipeve te tjera, te cilat sot ndjekin kriterin Skenderbe ne organizimin e klubeve te tyre. Organizimi perfekt ne cdo detaj solli edhe arritjen me te madhe hitorike te futbollit shqiptar: Pjesemarrja per here te pare ne histori te nje ekipi shqiptar ne grupet e nje kompeticioni europian, nje krenari e pamase per cdo sportashesh shqiptar.

Neser Skenderbeu ka ndeshjen e kthimit me Mlladen. Eshte i vetmi ekip shqiptar i mbetur ne kompeticionet europiane, eshte i vetmi qe siguron valevitjen e flamurit shqiptar ne futbollin europian. Eshte krenaria e Shqiperise ne futboolin Europian.

Ka ardhur moment qe spordashesit tia shperblejne. Neser stadium duhet te jete plot. Pak rendesi ka nese Skenderbeu kalon turin apo jo. Skendebeu na beri krenar dhe jo vetem kete vit.

Neser nuk vlen nese je korcar apo jo, neser nuk vlen nese jeton ne Korce apo jo, neser nuk vlen nese gjate vitit ben tifo per Skendebeun, Partizanin, Kukesin apo Tiranen, neser vlen vetem valevitja e flamurit shqiptar ne stadium, neser vlen festa e futbollit shqiptar ne Europe. Neser cdo spordashes shqiptar duhet te jete ne stadium, per te mbeshtetur Skenderbeun dhe per te shkruar perseri historine. Ka te beje me futbollin, ka te beje me pasionin, ka te beje me kenaqesine e te shijuarit nje dite te vecante, ka te beje me te qenit krenar per futboolin shqiptar.

Une neser do jem, Eja edhe ti.

Share: