Shqiptarët e motshëm dhe ata të sotëm dallohen fare qartë nga të tjerët përreth në Ballkan. Ata dallohen fare qartë nga serbët dhe grekët që janë fqinjët e tyre më të afërt nga ana gjeografike dhe padyshim dallohen qartë edhe nga ata që janë më larg si për shembull me turqit, bullgarët, boshnjakët, etj.
Ato që na dallojnë ne shqiptarëve nga fqinjët tanë janë shumë karakteristika, por unë do të veçoja katër prej tyre, që mendoj se janë më të rëndësishmet.
1. Lahuta dhe çiftelia
2. Skënderbeu
3. Nënë Tereza
4. Komuniteti i biznesit
Këto janë katër specifika që asnjë komb tjetër në botë nuk i ka. Janë këto katër karakteristika që na bëjnë ne shqiptarëve unikë në këtë botë dhe tepër të veçantë, pothuajse specie që ngjall egoizëm dhe frikë te të tjerët, dhe mesa duke ky është shkaku që të tjerët na shikojnë ne shqiptarëve me xhelozi dhe përpiqen që të na krijojnë problemE nga më të ndryshmet, shpesh edhe duke u bashkuar kundër nesh.
Kur them “lahuta dhe çiftelia” e kamë fjalën për trashëgiminë kulturore të të parëve tanë. Lahuta dhe çiftelia janë dy nga veglat muzikore më të lashta në botë dhe janë dy nga veglat muzikore që na kanë lënë ne shqiptarëve të parët tanë. Prej lahutës dhe çiftelisë vijnë pothuajse të tëra veglat muzikore me korda të evropianëve. Me lahutë dhe çifteli janë kënduar ngarjet më të rëndësishme të jetës së të parëve tanë, lindjet e fëmijëve, martesat, vdekjet, luftërat, heronjtë.
Me këto vegla muzikore u është kënduar perëndive. Dionisi, një nga perënditë e shumta të parëve tanë i binte lirës dhe për nder të tij festohej me verë e ushqime të gatuara nga gratë ilire, pas stinës së korrjes së prodhimeve. Të parët tanë kanë qenë bujq, ata punonin tokën dhe kishin shtet, shtëpi e familje, kur të parët e evropianëve të tjerë, përfshirë këtu edhe të parët e serbëve e grekëve, jetonin në shpella në kope dhe hanin mish të gjallë kafshësh të egra pylli.
Kur them “Skënderbeu” e kam fjalën për forcën, burrërinë, trimërinë e shqiptarëve ndër shekuj. Të parët tanë kanë drejtuar perandori e kombe. Të paktën 4 perandorë të Romës së lashtë kanë qenë me prejardhje ilire dhe kanë lindur, janë rritur dhe edukuar në trojet e sotme të shqiptarëve. Nga 96 kryevezirë të Perandorisë Osmane, 42 prej tyre kanë qenë me prejardhje nga të parët tanë dhe një pjesë e mirë e tyre kanë ndikuar shumë në fatet e arenës ndërkombëtare të kohës kur kanë jetuar.
Mjaft nga familjet dhe pinjollët e të parët tanë kanë drejtuar me dhjetra vite me radhë shtete e kombe në Evropë, Azi dhe Afrikë. Një pjesë e drejtuesve më të mirë të ushtrive të forcave më të mëdha ushtarake botërore të të gjithë kohërave kanë qenë me origjinë shqiptare. Të parët tanë me bëmat e përpjekjet e tyre madhore na kanë lënë trashëgimi të madhe dhe të pakrahasueshme në fushën e luftës për liri dhe drejtësi. Shpata e tyre është nderi i kombit tonë, duke mos u dhënë asnjë mundësi kombeve të tjera përreth të krahasohen me ne.
Kur them “Nënë Tereza” e kam fjalën për vetitë më të mira të shqiptarëve ndër shekuj. Urtësia, mikpritja, dëshira për të jetuar me nder, dashuria ndaj jetës dhe të tjerëve, kujdesi për familjen dhe fëmijët, respekti për të tjerët dhe për hapsirën që u përket atyre, ndihma për fqinjët në rrezik e në nevojë, etj, të tëra këto karakteristika që të gjitha së bashku, na bëjnë të dallueshëm nga grekët e serbët dhe të tjerët përreth. Nënë Tereza është përfaqësuese tipike e nënës, gruas, femrës shqiptare. Ajo është nëna gjithë botës, por para së gjithash është nëna e të gjithë shqiptarëve.
Kur them “komuniteti i biznesit” e kam fjalën për të gjithë ata shqiptarë që merren me biznes kudo në botë dhe padyshim në hapsirat mbarëshqipare, që me përpjekjet e tyre madhështore, përballë vështirësive të shumta, shpesh edhe artificiale, drejtojnë me përkushtim ndërmarrje të vogla, të mesme e të mëdha dhe mbajnë në punë mijëra shqiptarë, shumica e tyre kryefamiljarë, të cilët, me pagën e tyre që marrin në këto biznese, përballojnë jetën e tyre dhe të familjeve të tyre, shkollojnë fëmijët, kursejnë, konsumojnë dhe investojnë dhe jetojnë e veprojnë njësoj si qytetarë e tjerë të botës perëndimore.
Ai është një komunitet biznesi që e ka filluar këtë veprimtari vetëm para rreth 27 vitesh, pothuajse nga zero, nga hiçi, nga asgjëja dhe tashmë luan një rol shumë të madh në zhvillimin ekonomik të vendit.
Jo se kombet e tjera nuk kanë vegla muzikore e kulturë, por të parët tanë i krijuan ato përpara të tjerëve. Jo se kombet e tjera nuk kanë heronj, por Skënderbeu është i pari midis tyre. Jo se kombet e tjera nuk janë shenjtorë, por Nënë Tereza është shenjtore e të gjithë shenjtorëve, e para dhe më e madhja midis tyre. Jo se kombet e tjera nuk kanë biznesmenë, por komuniteti shqiptar i biznesit është shumë i veçantë dhe është shumë e dukshme se ne shqiptarët jemi shumë të aftë për biznes, pasi aftësia sipërmarrëse dhe ndërmarrja e riskut duket se janë veti tonat të brendëshme.
Duke vlerësuar padyshim arritjet më të mira të kombeve përreth, përfshirë këtu edhe sllavët e jugut dhe grekët, kulturën e tyre, heronjtë e tyre, figurat e tyre më të shquara, komunitetin e tyre të biznesit, etj, mendoj e tashmë është koha më e përshtatshme që të drejtojmë kombin tonë drejt bashkimit dhe të kalojmë në ekspansion politik, ekonomik dhe social, sepse shumë nga shqiptarët e sotëm i kanë të tëra mundësitë që të kontribuojnë me shumë sukses në çdo fushë.
Të parët tanë na kanë mësuar se drejtësia dhe progresi janë binomi i vetëm për të qenë në krye. Vetëm me drejtësi mund të ketë progres në shoqëri dhe vetëm me progres mund të ketë drejtësi për të tërë anëtarët e shoqërisë. Vetëm me drejtësi dhe progres mund të përballemi në arenën ndërkombëtare me sukses në të tëra fushat edhe atje ku fqinjët tanë mendojnë se janë më mirë dhe më të mirë se ne.
Vetëm me drejtësi dhe progres ne mund të bëjmë që të kemi në krye të punëve njerëzit tanë më të mirë, ata që vërtet mund të na çojnë më përpara, ata që vërtet mund të përballen me fqinjët tanë si në aspektin ideologjik dhe psikologjik, ashtu dhe në aspektin politik, diplomatik, ekonomik dhe ushtarak. Koha për të sjellë në krye të vendit individë që përmbledhin më së miri të tëra karakteristikat e të parëve tanë. Koha për të sjellë në krye njerëz që e njohin mirë të kaluarën dhe e dinë mirë se cilët kanë qenë të parët tanë.
Koha për të sjellë në drejtim njerëz të përkushtuar ndaj atdheut dhe qytetarisë. Koha për tu thënë fqinjëve se ne nuk jemi si ata. Koha për t’u thënë grekëve dhe serbëve se ne jemi shqiptarët e vërtetë. Koha për t’u thënë sllavëve e grekëve se NE JEMI EVROPIANË.