Home KRYESORE Policia nxjerr Frederik Ndocin nga lokali, këngëtari akuza për Voltana Ademin

Policia nxjerr Frederik Ndocin nga lokali, këngëtari akuza për Voltana Ademin

Mbyllja e një lokali me muzikë live në Velipojë, ku këndonte Frederik Ndoci është kthyer në çështje të ditës në Shkodër. Ndërhyrja e policisë me skafandra dhe të armatosur për të lënë në mes muzikën dhe duke përzënë klientët i ka bërë të mendojnë pronarët e lokalit se ngjarja nuk ishte një rastësi. Hamendësimet morën hov pasi një person tha se policët kishin pranuar se urdhëri për mbylljen e lokalit ishte dhënë nga vetë Edi Rama. Këtë version e ka dhënë një qytetar i quajtur Besnik Kastrati, sic e shihni edhe në foton më poshtë./lapsi.al

Por vetë Frederik Ndoci nuk e ka besuar këtë version.

“As nuk duhet besue se merret me gjera kaq ordinere, miku dhe timonieri i rilindjes.
Ose e thene italisht tropo Bela per essere vera”,
 shkruan ai. Më shumë se te Edi Rama, këngëtari dyshon se urdhri për ta nxjerrë nga lokali është dhënë nga kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi siç duket nga ato që shkruan në profilin e tij në Facebook.

Share: