Sipas një statusi të postuar në rrjetin social Twitter prej një avokati, një vajzë e vogël, gjatë vizitës së babait të saj në burg, është arrestuar bashkë me nënën e saj për shkak se mbante veshur një bluzë, ku shkruhej “Babai im, Heroi im”.
Në Mugla të Turqisë, në çështjen që është në shqyrtim, lidhur me “Tentativën për vrasje të Presidentit”, pasi një prej të dyshuarve mbante veshur bluzën me nënshkrimin “Hero”, janë arrestuar dhjetëra persona, ndër ta edhe një vajzë e vogël bashkë me nënën e saj që mbante veshur një bluzë ku shkruhej “My Dad My Hero”.
Sipas informacioneve të postuara në Twitter nga një avokat, vajza e vogël, gjatë vizitës së babait të saj në burg, mbante veshur një bluzë me figurën e personazhit vizatimor të famshëm “Minnie Mouse”, ku shkruhej “My Dad My Hero”, (Babai im Heroi im). Për këtë shkak është arrestuar nga rojet e burgut. Nëna e vajzës së vogël, nën akuzën e “lavdërimit të të akuzuarit” ka deklaruar se, ka qenë vajza që, me nxitim, e ka zgjedhur bluzën, dhe ajo nuk i ka kushtuar vëmendje asaj që është shkruar mbi bluzë.
“Më ra zilja e telefonit, klientja ime, duke qarë, më bëri të ditur se e kishin arrestuar. E pyeta se çfarë kishte ndodhur, më tha që nuk mund të fliste. Kur shkova, pashë që ky paska qenë rezultati.”, shkruhet në mesazhin e shpërndarë nga avokati nëpërmjet rrjetit social Twitter.