Home KRYESORE 61 të vdekur nga tërmeti shkatërrues në Meksikë

61 të vdekur nga tërmeti shkatërrues në Meksikë

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi një ditë më parë brigjet e Meksikës është rritur në të paktën 61, thonë autoritetet vendase.

Një operacion kërkim-shpëtimi ka nisur në vendet më të goditura, Tabasco, Oaxaca dhe Chiapas, ku ekziston frika se shumë njerëz mund të jenë të bllokuar nën rrënoja. Tërmeti 8.1 ballë që goditi vendin ishte më i fuqishmi që ka goditur rajonin gjatë një shekulli.

Presidenti i Meksikës ka shpallur një ditë zie kombëtare dhe flamujt janë ulur në gjysmë shtizë. Situata më e keqe është në Juchitan të Oaxaca, ku janë raportuar të paktën 17 të vdekur.

Në total, 200 persona kanë mbetur të plagosur nga goditja shkatërruese e tërmetit. Lëkundjet e forta sizmike ngritën alarmin edhe për cunami dhe shumë banorë u evakuuan. Por, ky paralajmërim u anulua më vonë.

Share: