Home KRYESORE Biznesi i seksit virtual/ Ja si i joshnin vajzat klientët e tyre...

Biznesi i seksit virtual/ Ja si i joshnin vajzat klientët e tyre me profilet provokuese

Dafina Tresa, menaxherja e studios në Tiranë, në të cilën ofroheshin shërbime seksuale përmes internetit punësonte kryesisht vajza të reja dhe studente.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, vajzat e punësuara nga ana e 32- vjeçares Tresa ishin studente, shkruan “Panorama”.

Ende nuk është mësuar se si është bërë rekrutimi i tyre në këtë veprimtari. Ato ushtronin prostitucion virtual përmes logimit në një faqe interneti, të njohur si “Adult Work”.

Në këtë faqe interneti, secila nga vajzat kishte një profil me një foto provokuese dhe me disa të dhëna.

Pas përzgjedhjes përmes një kliku të vajzës me të cilën donte të merrte shërbime seksuale në distancë, klienti duhet të paguante në një numër llogarie përmes kartave të kreditit, po përmes internetit.

Në vijim, pas krijimit të kontaktit, vajzat shfaqeshin para një web-kamere, për biseda dhe veprime erotike të kërkuara nga klientët.

Duke iu referuar faqes së internetit ku figuronin se kishin profile të arrestuarat nga “Chat line 3”, rezultojnë mbi 400 vajza të regjistruara në kategorinë “Albania”.

Sipas Prokurorisë, pagesa ishte në varësi të kohës që një klient qëndron në lidhje me vajzën që mund të ndodhet mijëra kilometra larg tij.

Arrestimet

– Dafina Tresa, 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios “Chat Line”.

– Artur Bakalli, 33 vjeç, banues në Tiranë

– Xh.B., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.

– A.B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.

– E.D., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.

– K.B., 19, vjeçe, banuese në Tiranë.

– A.K., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndiqet në gjendje të lirë shtetasja :

– B.D., 17 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga puna e mirëorganizuar hetimore ka rezultuar se shtetasja Dafina Tresa, 32 vjeçe, prej një kohe të gjatë punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej ndërmjet logimit në faqet “Adult Work”, aktivitet të cilin e kryenin në një apartament në bulevardin “Bajram Curri”.

Sekuestrohen në cilësinë e provës material :

– 9 njësi kompjuteri.

– 9 ekrane kompjuteri.

– 9 kamera për komunikim video online.

– 2 lap-topë.

– 16 lodra plastike të seksit

– sende të tjera të cilat përdoren si lodra seksuale.

Materialet iu Referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzim të Prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, neni 114 dhe 115 i Kodit Penal, për shtetasen Dafina Tresa, për veprën penale “Shfrytëzim i Prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal, për shtetasin Artur Bakalli, ndërsa për shtetaset Xh.B., A.B., E.D., K.B., A.K., dhe E.D., për veprën penale të “Prostitucionit”, parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.

PANORAMA

Share: