Home KRYESORE Debati i plotë/ Berisha me tone të larta ndaj Ervin Salianjit dhe...

Debati i plotë/ Berisha me tone të larta ndaj Ervin Salianjit dhe Grida Dumës

Në mbledhjen e grupit të PD-së është duke u diskutuar për rrjedhjen e votave pro Gramoz Ruçit për Kryetar të Kuvendit.

Burime për Opinion.al bëjnë të ditur se ish kryeministri Berisha ka folur me tone të larta ndaj Grida Dumës dhe Ervin Salinjit për qëndrimet e mbajtura për shitblerjen e votave ne emer të grupit të PD. Berisha ju ka bërë të ditur deputetve se nuk mund të mbahen qëndrime pa u konsultuar me grupin parlamentar të PD-së.

Debati i plotë

Berisha: Kush e bëri na futi thikën mbrapa. Nuk duhet ta falim atë që e bëri. Ata që e bënë duhet ta dinë që ne e dënojmë, na duhet prova për te qenë serioz. Të kërkojmë prova nga komisioni se nuk na shërben te mbajmë qëndrim ne falsitet. Se nuk jemi vetëm, janë populli qe na gjykon. Nuk mund te gjejmë pretekst qe ti hedhim hi syve.

Ervin Salianji: Unë bindem vete

Berisha duke ju drejtuar Salianjit: Asnjë nga ju pa mbledhje grupi nuk mund te prononcoheni. Grupi është grup. Te pranoj unë se je ti i bindur për gabim se pranoj. Unë kam bindjen qe aty është tradhti. Nuk ngushëlloj mbështetësin me një mashtrim. Kush del ne emër te grupi, merr miratimin e grupit nuk del vete. Këta nuk kane te drejte te bëjnë deklarata ne emër te grupit. Me vjen keq Ervin po këtu s’jam dakord. Kjo qe thua ti nuk ka ndodhur ne 27 vjet, manipulimi i komisionit. Ndërkohe qe kjo qe themi ne, shitblerja e deputeteve ka ndodhur. Ky ka hyre ne parlament rishtar dhe nuk di. Ne 27 vjet ka 50 raste shitjesh. Kurse kjo e jotja nuk ka ndodhur kurrë.

Berisha: Sa dolëm nga parlamenti Ervin, nepsi thoshte Ruci me votat e PD. Rama tha po ashtu. Edhe t’ja tregosh votat një për një prapë nuk bind. Ti thua gjera te tjera pa kuptim. Kemi përgjegjësi ndaj njerëzve. Nuk bindim se ata manipuluan ne votim. Se ishte live. Kërkoni Komision Hetimor dhe merr votat po ke dyshim. Por ishin live. Mos hidhni ujë ne hava. Duhet te mbyllet me një dënim te këtij akti. Me një qëndrim te kruesish se grupit qe te bej qëndrim te qartë. Ta dënojmë dhe te marrim masa. Mos te fshihemi pa asnjë kuptim

Basha: Ervin boll tani. Nuk ka rendësi përshtypja jote. Le te mbajmë qëndrim si thotë doktori

Pika 1- Dënimi i aktit

Pika 2- Nuk japim version ishte vjedhje apo manipulim

Pika 3 -Kush shet votën nuk ka vend ne PD.

Pika 4 -Ne krye parlamentit nuk është ai qe nuk hyn dot ne USA. Dhe hapin e pare e ben si mafioz.

Grida Duma: Unë mendoj qe mjafton qëndrimi qe mbajta dje, ti qëndrojmë asaj.

Berisha: Grida nuk kemi qene dakord me qëndrimet e tua. Ti nuk mund te flasesh dhe  te thuash ne emër të grupit kur grupi nuk është mbledhur. Qëndrimin që do mbajmë tani do jetë i grupit./OPINION.AL

Share: