Home KRYESORE Divorci me Pirro Çakon, Inva Mula: Marrëdhëniet tona të mira, por…

Divorci me Pirro Çakon, Inva Mula: Marrëdhëniet tona të mira, por…

Divorci i saj me këngëtarin Pirro Çako, me të cilin ka dhe një djalë, Antony, padyshim që bëri bujë 9 vite më parë. Teksa është munduar që të mbajë jetën e saj private jashtë vëmendjes së mediave, këtë herë sopranoja Inva Mula ka rrëfyer diçka lidhur me raportin që ka aktualisht me ish-bashkëshortin e saj.

Në një intervistë për ‘Studion e Hapur’ në “News24”, Inva Mula tha se me Pirron ka një marrëdhënie shumë normale dhe se ai është prezent në shumë momente të jetës së saj, pasi i bashkon djali, shkruan ‘BalkanWeb’.

PJESË NGA INTERVISTA

Eni Vasili: Më kujtohesh gjatë intervistës në Paris kur kemi folur së bashku për stresin apo trishtimin për divorcin me zotin Piro Çako, keni thënë se e ‘humba zërin’ nga ai moment i vështirë’.

Cilat janë marrëdhëniet tuaja tani?

Inva Mula: Me zërin?(qesh)

Eni Vasili: Me zërin dhe zotin Çako (qesh)
Inva Mula: Zëri është diçka që është brenda nesh, jeton me ne. Ashtu siç jemi në gjendje shpirtërore, zëri e reflekton. Zëri i folur nuk të tradhton. Ti merr një njeri në telefon dhe i thua ‘alo’ e sheh se ka diçka që nuk shkon. Një këngëtar profesionist vë në lëvizje teknikën për të treguar se ‘nuk jam shumë i mërzitur’. Por zëri tregon gjithçka. Ndërsa me Pirron kam një marrëdhënie shumë normale, që ndoshta për dikë nuk është normale. Është gjithmonë prezent për arsye se është babai i djalit dhe unë kam ndarë me Pirron një pjesë të madhe të jetës. Nuk mund të them se e kam shok, pasi s’jemi më shok. Nëse rastësisht takohemi në rrugë, dhe jemi takuar, i japim dorën njëri-tjetrit dhe e pyesim se si jemi. Ngelet diçka që i përket të kaluarës time, me respektin më të madh, pasi është babai i djalit tim.

Share: