Në fillim të emisionit Opinion, dje, Blendi Fevziu ka lëshuar një batutë në adresë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama pikërisht përgjatë momentit kur pyeti gazetarin Çim Peka në lidhje me intervistën e zhvilluar mbrëmjen e sotme me ish-kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Në kohën kur Peka po tregonte një bisedë në telefon me ish-kryeministrin Berisha, pas hapjes së fushatës së opozitës në qytetin e Fierit, kur ish-kreu i PD-së i kishte telefonuar dhe i kishte thënë se fjalimi i mbajtur nga Lulzim Basha në Fier, sipas tij, ishte më i miri që kreu i PD-së kishte mbajtur deri tani.
Peka tregoi se Berisha mendonte se nëse Basha vazhdon me këtë ritëm, për 10 ditë, Rama do mbyllej në shtëpi. Ka qenë pikërisht ky moment, që drejtuesi i emisionit Opinion, Blendi Fevziu ka ndërhyrë me një batutë, duke thënë: Se nuk e di Berisha që Rama nuk ka pasur shtëpi prej 20 vitesh?