Ish të përndjekur dhe të rinj nga FRPD protestuan sot në Spaç kundër zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit të Shqipërisë.
Në shenje simbolike ne muret e burgut famekeq janë ngjitur fotot e Gramoz Ruçit dhe të Fatmir Xhafës me Enver Hoxhën, ndërsa ish të përndjekurit kanë qëndruar në dyert e qelive në shenjë proteste për emrat që PS zgjodhi të emërojë në krye të ministrive.
Tomor Alizoti pinjol i njeres prej familjeve te persekutuara nga rregjimi komunist, nuk ngurroi ta quajë PD të shitur tek shumica e majte. Në reagimin e tij ai numëroi vuajtjet e gjithë të përndjekurve të vendit, të atyre që u varën në litar e mijëra të tjerëve që thërritën për liri e demokraci.