Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, tha se është kërcënuar me jetë, pasi shumë njerëz e akuzojnë se mbuloi statujën e Skëndërbeut me ekran gjatë faljes së namazit.
“Të ma gjejë dikush adresën e këtij dhe doja pres fytin me thikë”, “Kam me t’a q* nanën”.
Këto janë disa nga mesazhet që ai ka marrë në Facebook. Ylli Gurra sqaroi se kanë qenë kushtet teknike që kanë detyruar punëtorët të vendosin ekranin aty dhe se nuk ka pasur asnjë lloj qëllimi të mbulohet statuja e Skëndërbeut.