Home KRYESORE Paralajmerimi i Vasilit: ‘Së shpejti, shërbimet partnere do nxjerrin zbulime që do...

Paralajmerimi i Vasilit: ‘Së shpejti, shërbimet partnere do nxjerrin zbulime që do na shtagin’!

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili paralajmëroi se shërbime partnere të vendeve mike, muajt e ardhshëm, do të zbulojnë ngjarje dhe lajme aq të rëndësishme, sa diskutimet që po mbahen në parlament këtë fillim legjislature do të jenë shumë të vogla.

Sipas Vasilit, bëhet fjalë për llogari emrash të rëndësishëm nga parasjat fiskale të largëta. Bëhet fjalë për llogari të pista gjithëfarësh. Sipas kreut të grupit parlamentar të LSI-së, këtyre lajmeve nuk do t’i bëhen dot diskutime dhe as demagogji.

“Vënde mike, shërbime partnere, të cilët në muajt që vijnë do bëjnë që këtu të kenë lajme e ngjarje që do na duken shumë të vogla diskutimet e sotme. Do ketë edhe ngjarje që vijnë për llogari emrash të rëndësishëm, nga off-shore të largët, ku qofshin këto llogari të pisëta gjithëfarësh, të prodhuara me rrugë të tjera korruptive, të prodhuara nga plehrat apo jo, lidhur me mekanizma firmash fqinje apo jo, etj, që do kenë përgjigje të rëndësishme, të cilave s’do kemi ne vend t’i bëjmë as diskutime e demagogji, as politikën elektorale, por do jetë domein i drejtësisë për t’i ndjekur,” tha Vasili.

Share: