Që prej mesnatës së djeshme kur dyshohet se qëlloi me plumb pas koke 21-vjeçarin Edmir Nilaj pas një sherri për një celular të humbur, truproja i lokalit të natës, Admir Dekovi është arratisur.
I plagosuri Edmir Nilaj humbi celularin gjatë mbrëmjes së djeshme dhe për këtë fakt ka nisur debatin me disa persona në një tavolinë ngjitur me të. Aty është afruar autori i dyshuar i plagosjes, bodiguardi Admir Dekovi.
Më pas të gjithë bashkë, siç raporton “Shkodra News” kanë dalë jashtë lokalit në oborr duke vijuar konfliktin. Në një moment Edmir Nilaj dhe Admir Dekovi janë konfrontuar fizikisht, ndërsa Dekovi dyshohet se ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë.