Sapo është kthyer nga votimi për Gramoz Ruçin kryetar parlamenti, Edi Rama i dha dorën në fillim Flamur Nokës dhe më pas është zgjatur deri tek Lulzim Basha duke bërë të njëjtën gjë.
“Kryetar mirë je?” ishin fjalët pyetese te Edi Ramës i ndjekur nga vështrimet e të gjithë deputetëve që ishin në sallë.
Duket se nga takimi i 17 Majit duket se si Rama, ashtu edhe Basha janë larguar me përshtypjet më të mira për njëri-tjetrin, duke krijuar kështu një klimë pozitive në marrëdhëniet personale te cilat duhet te kene pas edhe dimension politike qe e dine vetem ata te dy.
Pamjet e shtrëngimit të duarve mes të dyve janë filmuar nga News 24.