Në përfundim të votimit për Gramoz Ruçin, kryeministri Edi Rama nuk e shfaqi hapur kënaqësinë për 2 votat që fitoi nga Partia Demokratike.
Edi Rama nuk pranoi ta komentojë këtë duke thënë se disa vota më shumë nuk janë të rëndësishme, por u shpreh se e mirëkuptonte qëndrimin e LSI-së, që sipas tij zgjodhi bojkotin për të ndalur rrjedhjen e votave.
Nderkohe Kryeministri tha se nuk ndjehej as optimist, as pesimist për vazhdimin e marrëveshjes së 17 Majit me Lulzim Bashën.