Moti duket se do të vijojë të na befasojë dhe nga momenti në moment do të sjellë surpriza nga më të ndryshmet. Sot, kur pritej ulje e ndjeshme e temperaturave për shkak të reshjeve të shiut, do të ndodhë e kundërta.
Sipas MeteoAlb, dita e sotme do të sjellë rritje temperaturash deri në 28 gradë Celsius, ndërkohë që i gjithë vendi do jetë i karakterizuar nga vranësira dhe reshje shiu të izoluara.
Parashikimi sipas MeteoAlb:
SOT deri ne mesdite, kthjellime e vranesira te lehta do kete ne Veri – Qender por vranesira te shpeshta ne Jug ku priten dhe rrebeshe te izoluara shiu. Pjesa e dyte e dites fuqizon vranesirat ne vend e per pasoje, rrebeshe shiu do kete ne Jug por shira te perkohshem ne zonat malore Qendrore – Verilindore. Temp. e ajrit jane rritur lehte ne mengjes, rritje qe vijon dhe ne mesdite kur maksimumiteritorial te ngjitet afer 28 grade C.