Home KRYESORE Shtrenjtohen tarifat për gjyqet, Ja sa bëhen për çdo lloj padie dhe...

Shtrenjtohen tarifat për gjyqet, Ja sa bëhen për çdo lloj padie dhe ankimimi, sipas shkallëve

Projektligji për “Tarifat dhe shpenzimet gjyqësore” do të sjellë rritjen e tarifave gjyqësore në të gjitha shkallët e sistemit juridik.

Ndryshimi në tarifa pritet që të ulë mbingarkesën e gjykatave, si dhe do të mundësojë ofrimin e një shërbimi më të mirë, pasi 10% nga të ardhurat do të përfitohen nga vetë gjykatat. Shtesa në buxhet do të përdoret për të përmirësuar kushtet e punës, si edhe për një shpërblim më të mirë të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore, raporton Scan.

Grupi i Punës ka prezantuar kështu në tarifat e reja gjyqësore edhe përllogaritjen në bazë të vlerës së padisë që caktohet nga personi paditës, ndërsa tarifat fikse do të zbatohen për kërkesa të veçanta.

Kështu, tarifat e reja do të jenë si më poshtë:

• a) 1% e vlerës së padisë për të gjitha gjykimet në shkallë të parë;

• b) 0.5% e vlerës së padisë për të gjitha gjykimet në shkallë të dytë;

• c) 0.5% e vlerës së padisë për të gjitha gjykimet në Gjykatën e Lartë;

• d) 5.000 lekë për gjykimin e ankimeve të veçanta;

• e) 2.500 lekë për gjykimin e kërkesave civile, administrative dhe penale;

• f) 5.000 lekë për paraqitjen e ankimit kundër vendimit penal në gjykatat e apelit;

• g) 5.000 lekë për paraqitjen e rekursit kundër vendimit penal në Gjykatën e Lartë;

• h) 5.000 lekë për gjykimin e çështjeve penale në ato raste kur gjykata vihet në lëvizje me kërkesë nga i dëmtuari akuzues. Për paraqitjen e ankimit, ankimit të veçantë dhe të rekursit në këto çështje, tarifa është 2.500 lekë;

Këto tarifa duhen paguar në momentin e paraqitjes së padisë. Ndërkohë, për objektet e mëposhtme të padisë, vlera e tarifave do të jetë si më poshtë:

Padi për pension ushqimor Pa pagesë

Padi me objekt marrëdhënie pune, kur vlera e padisë është deri në 700.000 lekë 700 lekë

Padi për zgjidhje martese 5000 lekë

Padi për pjesëtim pasurie bashkëshortore 5000 lekë

Padi të tjera sipas Kodit të Familjes 5000 lekë

Efektet e rritjes së tarifave gjyqësore pritet të amortizohen për shtresat e shoqërisë që s’mund të përballojnë kostot. Për këtë arsye, hartuesit e projektligjit propozojnë miratimin e tij së bashku me projektligjin “Për ndihmën juridike”.360grade.al/

Share: