Home KRYESORE Reshjet e shiut rrisin temperaturat, “çmendet” moti sot

Reshjet e shiut rrisin temperaturat, “çmendet” moti sot

Moti duket se do të vijojë të na befasojë dhe nga momenti në moment do të sjellë surpriza nga më të ndryshmet. Sot, kur pritej ulje e ndjeshme e temperaturave për shkak të reshjeve të shiut, do të ndodhë e kundërta.

Sipas MeteoAlb, dita e sotme do të sjellë rritje temperaturash deri në 28 gradë Celsius, ndërkohë që i gjithë vendi do jetë i karakterizuar nga vranësira dhe reshje shiu të izoluara.

Parashikimi sipas MeteoAlb:

SOT deri ne mesdite, kthjellime e vranesira te lehta do kete ne Veri – Qender por vranesira te shpeshta ne Jug ku priten dhe rrebeshe te izoluara shiu. Pjesa e dyte e dites fuqizon vranesirat ne vend e per pasoje, rrebeshe shiu do kete ne Jug por shira te perkohshem ne zonat malore Qendrore – Verilindore. Temp. e ajrit jane rritur lehte ne mengjes, rritje qe vijon dhe ne mesdite kur maksimumiteritorial te ngjitet afer 28 grade C.

Share: