Home KRYESORE Trondit Berisha: Rama i ka bërë atentat…Ruçi: Ndërpret seancën!

Trondit Berisha: Rama i ka bërë atentat…Ruçi: Ndërpret seancën!

Ka nisur me debate të ashpra senaca kuvendore në Kuvendin e Shqipërisë. Ish Kryeministri i Vendit, Deputeti i PD-së, Sali Berisha ka drejtuar gishtin në drejtim të kryeministrit Rama lidhur me skandalin e ndodhur sot, kur TVSH nuk i ka dhënë sinjal televizivë mediave në vend për të transmetuar seancën kuvendore.

Berisha tha se Rama i ka bërë atentat fjalës së lirë, medias së pavaruru. “Edvin Kristaq Rama i ka bërë atentat fjalës së lirë. Ata gazetarë që kërkojnë të përçojnë atë që ndodh në këtë sall tek qytetarët janë të bllokuar, pasi Edvin Kristaq Rama i ka dhënë urdhër drejtorit të tij të bllokoj transmetimet”, tha Berisha.

Në këtë moment Ruçi ka nisur ti sqarojë Berishës procedurat ligjore, kur Edmond Spaho, Kreu i grupit kuvendorë të PD ka kërkuar ndërprerjen e seancës. Ruçi ka dakordësuar këtë ndërprerje./360grade.al

Share: