Home KRYESORE Tronditëse/ Zbulohet skandali seksual/Orgji me vajza të varfra në nder të ish-presidentit...

Tronditëse/ Zbulohet skandali seksual/Orgji me vajza të varfra në nder të ish-presidentit francez…

“Presidenti, Nata ka rënë” është libri i cili do të publikohet më 5 tetor nga gazetari Arnuad Ardoin. Një libër ky me fakte tronditëse mbi fundin e jetës së ish-presidentit francez Jacques Chirac i cili humbi jetën verën e shkuar.

Gazetari ka folur rreth marrëdhënieve seksuale të ish-presidentit Jacques Chirac dhe orgjive të organizuara për nder të tij dhe zyrtarëve të tjerë të njohur. I gjithë tregimi është bazuar në dëshmitë e mikut të tij prej 40 vitesh Daniel Le Conte.

“Ky libër gjithashtu shpjegon misterin e ish- presidentit Jacques Chirac, pasionet e tij për artet, jetën me Bernadette, dhembshurinë e tij të përjetshme për fëmijët handikapë dhe gratë. Arnaud Ardoin vuri në dukje se ish-presidenti francez gjatë udhëtimeve të tij zyrtare ka tradhtuar gruan e tij .

“Gratë të zhveshura dhe “plot pasion” viheshin në radhë për të bërë seks me Jacques Chirac” shkruhet në libër.

E ndërsa në festat ku kishte deputetë, ministra, këshilltarë, vajza të shtresës së mesme nga provincat dhe të panjohura silleshin si dhuratë për miqtë dhe vetë presidentin. Për shkak se koha ishte e shkurtër ai vinte sasinë përpara cilësisë,” shkruan Arduan. Në librin e tij, ‘Presidenti, Nata ka rënë’, Ardoin paraqet një pamje të shthurjes në nivelin më të lartë të qeverisjes.

Edhe në avionin zyrtar presidencial që zoti Chirac kishte gjatë periudhës kur ishte president, ishte veçanërisht i shfrenuar dhe shpesh mashtronte gruan e tij, Bernadette Chirac.

“Gjatë udhëtimeve, ato që e shoqëroni ishin gra që të zhveshura lakuriq të cilat e prisnin në hapësirë private të avionit plot epsh” cilësohet në libër.

Ai shkonte deri aty sa edhe një gruaje që i kërkoi autograf i kërkoi të shkonte në dhomën e tij. “Ejani në dhomën time nëse dëshironi”, ishin fjalët ekzakte të ish presidentit në momentin e dialogut me gruan në avion.

Chirac kishte dy vajza me Bernadette, por rrallë e luajti njeriun e familjes, e lëre më pas politikani i respektuar konservator, thotë Arduran.

Gazetari përmend në libër edhe një dëshmi gjatë natës së aksidentit të princeshë Dianës, në vitin 1997. Ai shkruan se atë natë Chirac ishte në shtrat me yllin e kinematografisë italiane Claudia Cardinale. /360grade.al

Share: