Home KRYESORE Veliera/ Gjykata rrëzon kërkesën e bashkisë për vazhdimin e punimeve. Avokatja Cela...

Veliera/ Gjykata rrëzon kërkesën e bashkisë për vazhdimin e punimeve. Avokatja Cela nuk është entuziaste.

Rrëzohet kërkesa e bashkisë Durrës për heqjen e sekuestros preventive dhe lejimin e vazhdimin e punimeve të projektit “Veliera”. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Durrësit.

Punimet në këtë shesh u pezulluan në muajin mars pas protestës së një grupi aktivistësh të shoqërisë civile që thonë se cenohet trashëgimia historike dhe se projekti dëmton të dhënë të rëndësishme arkeologjike.

Aktivistët iu drejtuan gjykatës për të ndalur punimet e nisura nga Bashkia dhe gjykata mbështeti kërkesën e tyre duke vendosur sekuestron preventive.

Ndërkohë, gjatë seancës raportohet se ka patur debate mes gjykatësit dhe prokurorisë në lidhje me veprimet proceduriale.

“Gjykata e rrethit Durres vendosi refuzimin e kerkeses se Bashkise Durres per heqjen e mases se sekuestros preventive. U la detyre prokurorise te ndjeke ceshtjen me ekspert qe jane te zgjedhur nga lista si Gjergj Frasheri, Iris Pojani. Nderkohe u propozua edhe per ekspert privat . Pyetja dhe meraku qe kam ,  ne menyre qe ceshtja Veliera mos te deshtoje si ceshtja e Parkut te Liqeni per shkak te ketyre palo ekspertesh privat, me cfare kriteresh do te zgjidhen dhe a mund te behet ndonje pisllik” – shkruan Mirela Cela Jorgo qe eshte avokatja e shoqerise Civile ne kete ceshtje duke demostruar akoma dyshime per ate qe mund te ndodh!

Share: