Home KRYESORE Video/ Rama ofendon agjentët doganorë: Do i spastrojmë brenda 100 ditëve ata...

Video/ Rama ofendon agjentët doganorë: Do i spastrojmë brenda 100 ditëve ata zhabulanë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se në 100 ditëshin e parë të kësaj qeverie ka ndërmend të spastrojë agjentët doganorë, apo siç njihen ndryshe ndërmjetësit e kompanive private me Doganat.

“Agjentët e doganës do të largohen brenda 100 ditëve të para njëherë e përgjithmonë nga dogana, të gjithë ata me bluxhinse dhe me ato çantat e vogla me rryp që bëjnë ndërmjetësin. Ata, se ça ndermjetësojnë unë nuk e kam kuptuar kurrë. Po shyqyr që na e dha populli mandatin të qeverisim vetëm që tani mos kemi sikletin se mos po ngacmojmë ndonjë komshi. Me ata zhabulanë atje që medemek ndërmjetësojnë proceset mes sipërmarrësve dhe shtetit. Një tufë sekserësh të zyrtarizuar që shëmtojnë pamjen le më të tjerat, në atë portin e Durrësit sidomos.

Policinë gri e kemi kthyer në kazermë, nuk dalin më në rrugë sapo të fshihen nga legjislacioni dhe të ikin në shtëpi përfundimisht.

Do ristrukturohet Inspektoriati: Janë banda

Rama: Ata të Inspektoriatit të Mjedisit kanë marrë urdhër që deri në ristrukturim nuk do të vendosin asnjë gjobë, asnjë gjobë. Të rrinë në shtëpi inspektorët dhe të lenë rehat njerëzit që të marrin frymë derisa të bëhet ristrukturimi dhe do bëjmë ristrukturim radikal të inspektoriateve që e vërteta është që janë banda që lëshohen në emër të mjedisit.

Pjesa më e madhe e administratës duan të punojnë dhe duan të jenë në rregull me ligjet dhe ta marrin rrogën me meritë. Po ku të lënë këta, këta helmojnë gjithë klimën.

Deklaratat u bënë sot gjatë një takimi mes Kryeministrit, ministres Qato dhe sipërmarrësve dhe vjen vetëm pak ditë para aksionit të informalitetit. Kujtojmë se ministri Ahmetaj ka paralajmëruar se më 1 tetor nis një aksion i madh në biznese, ku do të kryhen kontrolle masive në biznese nga doganat dhe tatimet./opinion.al

Share: