Home KRYESORE Vrulli në ndërtime, në gusht 474 aplikime për leje në e-albania

Vrulli në ndërtime, në gusht 474 aplikime për leje në e-albania

Gjatë muajit gusht vetëm pranë portalit e-albania janë bërë 474 aplikime për leje ndërtimi duke konfirmuar edhe një herë se sektori i ndërtimit po përjeton gjatë këtij viti një bum. Këto leje duket se nuk lidhen domosdoshmërish me ndërtime pallatesh, hotelesh apo ndërtime me një funksion të veçantë por edhe për banesa private.

Portali e-albania publikoi statistikat e plota të gushtit ku në total vetëm për lejet e ndërtimit janë loguar 6483 persona por aplikime për një lejë kanë bërë 474 prej tyre. Në faqen e saj e-albania jep edhe llojet e lejeve për të cilët çdo person i interesuar mund të aplikojë.

10 shërbimet më të përdorura të gushtit në portal:

E-albania ka publikuar edhe shërbimet që mbajnë numrin më të lartë të përdorimeve/muaj duke renditur edhe numrin e aplikimeve.

  1. Aplikimi për leje                                                              6483 përdorime      474aplikime
  2. Aplikim për pasaportë ose kartë identiteti                 3152 përdorime    1155 aplikime
  3. Deklarim dhe pagesë kontributesh                              2397 përdorime     10 091 aplikime
  4. Faturat e energjisë elektrike                                         2126 përdorime    949 aplikime
  5. Aplikim për kartë shëndeti                                          2007 përdorime    635 aplikime
  6. Gjenerim i kartës së shëndetit                                    1671 përdorime    1429 aplikime
  7. Certifikatë familjare                                                       1584 përdorime    6 aplikime
  8. Certifikatë personale                                                     1026 përdorime    10 aplikime
  9. Kundravajtje rrugore                                                       977 përdorime      3127 aplikime
  10.  Gjobat e kontrollit në rrugë  DPSHTRR                     905 përdorime        932 aplikime / Monitor
Share: