Home I pakategorizuar Aktorja e njohur, Olti Currit: “Ku i kishe sytë kur unë dilja...

Aktorja e njohur, Olti Currit: “Ku i kishe sytë kur unë dilja në ekran…”

Opinionisti Olti Curri jo pak herë ka qenë kritik ndaj spektaklit ‘Dance With Me’. Reagimi i tij i fundit ndaj këtij spektakli ishte i ashpër që pas largimit të njërës prej konkurenteve, Linda Rei.

Ai guxoi t’i thoshte Alketa Vejsiut që të linte mikrofonin dhe se regjisorja, Vera Grabocka i dukej si një shitëse e pashpresë. Ai nuk la pa vënë në qendër të kritikave edhe pjesëmarrësit e tjerë të ‘Dance With me’ ku konkretisht për Ana Likën ka thënë se as nuk e njihte se cila ishte.

Ana Lika ka vendosur t’i kundërpërgjigjet Olti Currit. Me anë të një postimi që Lika ka bërë në Instagram është shprehur se: ‘Nuk më njeh?

“Po me çfarë i ke patur sytë e zënë kur unë dilja dy vite rresht dy herë në javë në Top Channel? PS: Jam aktore e diplomuar në Universitetin e Arteve dhe kam mbi 15 vjet që dal në ekran. E nëse njerëzit shohin vetëm veten e tyre në ritransmetim nuk kanë kohë të shohin emisionet e tjera ku nuk është problemi im të dashur opinionistë’, përfundon Ana Lika./360grade.al

Screenshot_1_copy.jpg

Share: