Home KRYESORE Kërkesa për hetim ndaj Aqif Rakipit, reagon PDIU dhe sulmon Bashën

Kërkesa për hetim ndaj Aqif Rakipit, reagon PDIU dhe sulmon Bashën

Pas kërkesës së PD ndaj Prokurorisë dhe KQZ për hetmin e deputetit Aqif Rakipi ka reaguar PDIU.

“Është për të ardhur keq që dramën e humbjes me pazar të zgjedhjeve dhe mbi të gjitha dërrmimin e tij në Qarkun e Elbasanit, Lulzim Basha, kërkon ta transferojë diku tjetër.

Z. Aqif Rakipi është verifikuar dhe stërverifikuar nga institucionet ligjzbatuese për drekriminalizimin dhe zyrtarisht Interpoli dhe Prokuroria kanë deklaruar se nuk ka të dhëna për implikimin e tij. Ai është deputet për herë të dytë, me një mbështetje të madhe në Elbasan, dhe duket se kjo është hal në sy për Partinë Demokratike, që rrezikon të mbetet fuqi e tretë politike në atë qark.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet I bën thirrje Lulzim Bashkës të mos transferojë problemet e brendshme diku tjetër dhe të mos vazhdojë me nenin e agjitacion-propagandës të komunizmit, por të kuptojë se në shtetin ligjor ka detyrimin të paraqesë fakte dhe jo të detyrojë 37 deputetë të firmosin fletërrufe për të ushtruar trysni ndaj prokurorisë. Rakipi ka qenë dhe mbetet i hapur për çdo investigim, sa herë këtë ta kërkojë kushdo, por shpifjet nuk mund të përbëjnë element të jetës politike të vendit tonë”, thuhet në deklaratën për shtyp.

Share: