Home KRYESORE Bashkia e Tiranës dhunon pronën private të qytetarit!

Bashkia e Tiranës dhunon pronën private të qytetarit!

Ndërsa kryetari i Bashkise së Tiranës z. Erion Veliaj shfaqet parreshtur nëpër televizione teksa i bie kryq e tërthore kryeqytetit duke përuruar rrugë, kopshte, shkolla, pargje lodrash, nga ana tjetër larg kamerave dhe në fshehetësi urdhëron shkatërrimin e pronës private të qytetarëve

Sot u manifestua një tjetër rast i freskët dhunues nga ana e Bashkisë së Tiranës teksa u keqpërdor prona private e nje qytetatri pa asnje lloj arsyetimi.

I vetmi shpjegim i thënë nga bashkia është rikualifikimi urban i zonës, ndërkohë që pronarët e vërtetë kanë dokumenta zyrtar nga hipoteka që klasifikon ata si zotëruesit e ligjshëm të kesaj prone.

Deri tani prona private ruhej nga policia private, ndërkohë që Drejtoria e Urbanistikës në bashki kërkon të nisë punimet per konvertimin e truallit në zone parkimi ende pa patur një proces shpronësimi nga ana e instancave shteterore

Kërkesat e pronarit legjitim të traullit për mos dhunim te prones kanë rëne ne vesh te shurdhet, ndërkohe që ai eshte shoqeruar në polici në menyre te dhunshme.

Te kontaktaktuar me telefon nga gazetaret e portalit news365.al, per nje pergjigje rreth ketij problem as Drejtori i Punëve Publike z. Taulant Tusha as kryebashkiaku i Tiranes z. Erion Veluaj nuk kanë denjur të ngrejnë  telefonin./news365.al

Share: