Tregtia e Kinës me Korenë e Veriut ulet pasi sanksionet bërthamore më në fund fillojnë të kafshojnë
Tregtia e Kinës me Korenë e Veriut ra fuqishëm në shtator, ndërsa sanksionet më në fund filluan të vepronin, treguan të dhënat e lëshuara nga qeveria kineze.
Kina thotë se ka zbatuar raunde të njëpasnjëshme të sanksioneve, të miratuara nga Këshilli i Sigurimit i U.N., të cilat kanë për qëllim të ushtrojnë presion ndaj Phenianit për të braktisur programet e raketave bërthamore dhe balistike.
Sipas The Washington Post, Kina është “vija e jetës” ekonomike e Koresë së Veriut dhe roli i Pekinit është kritik.
Të premten, Administrata e Përgjithshme e Doganave të Kinës njoftoi se importet e Kinës nga Koreja e Veriut ranë 37.9 përqind në muajin shtator, rënia e shtatë e njëpasnjëshme mujore.
Eksportet e Kinës në Korenë e Veriut ranë në 6.7 përqind në muajin shtator, tha zëdhënësi i Departamentit të doganave, Huang Songping.
Edhe pse ka vend për skepticizëm të konsiderueshëm në lidhje me të dhënat zyrtare kineze – dhe numrat mund të lëkunden në mënyrë të egër nga muaji në muaj – ka arsye për të besuar se ka pasur një ngadalësim të kohëve të fundit në tregti, thonë ekspertët./360grade.al/