Home KRYESORE Cfare skandali ne lidhje me Zaganin paralajmëroi kreu i PD sot për...

Cfare skandali ne lidhje me Zaganin paralajmëroi kreu i PD sot për mediat?!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme, në një deklaratë për mediat ka deklaruar se ata punonjës policie që arrestuan Dritan Zaganin, duhet të hetohen.

Basha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se në ditët në vijim, do të nxjerrë informacione të reja që implikojnë kreun e qeverisë, por edhe politikanë të tjerë.

Ai tregoi se me gjithë presionin e madh që Rama dhe Tahiri kanë ushtruar me punonjësit e policisë, ata që kanë arrestuar Dritan Zaganin, duhet të shkojnë në prokurori dhe këtë duhet t’a bëjë Edi Rama.

Por sipas tij, Rama nuk është më kryeministër, pasi ai merret me krimin dhe është avokat i Habilajve. Basha tha se Rama në çdo vend bën avokatin e Tahirit, pasi kjo është mënyra për të mbrojtur veten e tij.

Share: