Home KRYESORE Dosja Tahiri/ Zbulohen detaje për 800 faqet që sollën mbrëmë italianët!

Dosja Tahiri/ Zbulohen detaje për 800 faqet që sollën mbrëmë italianët!

Ashtu sikurse kishte njoftuar në komision Prokurori i Krimeve të rënda Besim Hajdarmataj shteti italian ka sjellë mbrëmjen e djeshme materiale të reja lidhur me çështjen Tahiri dhe implikimin e tij në trafikun e drogës.

Burime për Opinion.al, bën me dije se fashikulli i Tahirit përmban 800 faqe, ndërsa ka edhe 4 fashikuj të tjerë me përgjime telefonike, përgjime ambientale, vezhgime dhe fotografi. Këto prova priten të sillen sot në Komisionin e Mandateve ku do të vendoset për imunitetin e Tahirit.

Lapsi.al mësoi se bëhet fjalë për dëshminë e një efektivi të policisë që ka pranuar, se një nga vëllezërit Habilaj i ka rrëfyer për lidhjet me Saimir Tahirin dhe garancinë që i siguron Ministri i Brendshëm për trafikun e drogës.

Nuk dihet identiteti i policit, që ka bërë rrëfimin, por kjo është dëshmia e dytë e pas asaj të ish Drejtorit të Antidrogës në Fier, Dritan Zagani që denoncoi i pari lidhjet e Tahirit me Habilajt e Vlorës.

Share: