Dashi
Rritja e ndjeshme ndikimit të Afërditës në shenjë bën që jo vetëm në sektorin e punës, por edhe në planin sentimental dita të jetë interesante. Fundjava intensive në raportet ndërpersonale.
Demi
Treshja Afërditë-Mars dhe Saturn sot premton për një periudhë mjaft pozitive e ajo që ka më shumë rëndësi është se ka një rreze të gjerë veprimi. Kujdes nga joshjet apo premtimet false.
Binjakët
Edhe për ju Hëna sot është më aktive se zakonisht në shenjë, prandaj parashikohet një ditë në të cilën do të keni atë që ju duhet më shumë. Kthjelltësinë në ide dhe qetësinë shpirtërore.
Gaforrja
Sot kontrasti i Mërkurit dhe Marsit nga njëra anë dhe Afërditës dhe Jupiterit nga ana tjetër do të reflektohet edhe tek ju, prandaj ka të ngjarë të jeni disi konfuzë. Sidoqoftë, fundjava pritet e qetë.
Luani
Edhe ju do të jeni në ndikimin pozitiv të Hënës, por kujdes, sepse raportet ndërpersonale mund të rrezikohen nga qëndrimi i ngurtë i juaji në momente kyçe. Probleme të vogla shëndeti.
Virgjëresha
Janë një seri yjesh që ju favorizojnë, por mbi të gjitha sot do të keni mbështetjen e marsit, që ju bën më aktivë. Por ama duhet të dini se kush nuk guxon nuk mund të fitojë. Interesante fundjava.
Peshorja
Për të lindurit e kësaj shenje do të jenë Mërkuri, Marsi dhe deri diku Saturni “yjet e mirë” që do t’ju tregojnë rrugën që duhet të ndiqni drejt suksesit. Për dashurinë do të mendojë Afërdita.
Akrepi
Përgjithësisht fundjava pritet të jetë e mirë, për shkak të një kuadri yjor në pjesën më të madhe pozitiv. Një propozim në lidhje me punën duhet bërë një kohë më të përshtatshme.
Shigjetari
Vazhdoni të mbani ritmin e këtyre ditëve, pasi gradualisht edhe yjet do të kthehen në anën tuaj dhe do t’ju mbështesin. Është më mirë që të mos ndërhyni në një çështje jo shumë të qartë. Interesante fundjava.
Bricjapi
Tensionet që sjellin Marsi dhe Merkuri në shenjë mund të “amortizohen” deri diku Afërdita në një pozicion shumë të favorshëm së bashku me Jupiterin. Por jo pasionet e dashurisë që ju ndezin fundjavën.
Ujori
Nuk mjafton vetëm ndikimi pozitiv i shumë yjeve që ju mbështesin për të arritur suksesin e dëshiruar, por duhet të ndërmerrni iniciativën ju vetë. Nuk përjashtohet një udhëtim në fundjavë.
Peshqit
Duke pasur aletë të tillë si Marsi dhe Jupiteri në qiell do të keni shumë më tepër mundësi që t’ia dilni mbanë në shumë drejtime. Kujdes, kokëfortësia është aleati më i keq për të zgjidhur një çështje.